Policët rrugor filmohen duke marrë para, nis procedimi penal

Shqipëria

Policët rrugor filmohen duke marrë para, nis procedimi penal

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 19:23
Ilustrim

Dy punonjës policie janë filmuar duke marrë ryshfet, ndërsa pamjet janë hedhur në rrjet sociale.

Policia e Shteti reagoi duke theksuar se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka verifikuar menjëherë pamjet, duke identifikuar policët.

Sipas Policisë, forcat e rendit ishin me shërbim në aksin rrugor Lezhë-Tiranë.

“Punonjësit e policisë pasi kanë ndaluar mjetin nuk kanë kryer asnjë verifikim, nuk kanë zbatuar procedurat standarte duke mos i komunikuar drejtuesit të mjetit arsyen e ndalimit për shkeljen e konstatuar prej tyre. SHÇBA ka nisur procedimin penal për të dy këta punonjës policie. Ndërkohë Drejtori i Policisë së Shtetit pasi ka marrë njoftimin nga SHÇBA për nisjen e procedimit penal ka pezulluar nga detyra efektivët e Qarkullimit Rrugor Lezhë Y.J. dhe N.H”, sqaron policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat