Laura Boldrini sot në Tiranë, fjalim përpara deputetëve në Kuvend

Shqipëria

Laura Boldrini sot në Tiranë, fjalim përpara deputetëve në Kuvend

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 08:48
Laura Boldrinni

Kryetarja e dhomës së deputetëve të parlamentit italian znj, Laura Boldrini gjëndet sot në Shqipëri për një vizitë zyrtare pune. Vizita e saj synon konsolidimin e marrëdhënieve parlamentare mes Shqipërisë dhe Italisë dhe forcimin  e miqësisë mes dy vendeve.

Zyra e shtypit të kreut të parlamentit italian njofton se në ora 9.30 ajo do të takohet me kreun e Parlamentit shqiptar z, Ilir Meta.

Në ora 11.10,  Laura Boldrinni do të pritet nga Presidenti i Shqipëirsë z Bujar Nishani i cili do t’i dorëzojë urdhërin e nderit “Gjergj Kastioti  Skëndërbe”.

Rreth orës 13.00 pritet me mjaft interes fjalimi i kryetares së Parlamentit italian përballë deputetëve në sallën e Parlamentit shqiptar.

Gjatë pasdites në ora 16.30 ajo do të pritet nga Ministria e Kulturës znj.Mirela Kumbaro e bashkarisht do të vizitojnë Bunk’Art.

Më pas ajo do të takohet dhe  me Ministrin e Punëve të Jashtme z, Ditmir Bushati.

Vizita e kryetares së Parlamentit italian pas Tiranës do të vazhdoj në qytetin e Kukësit, ku ajo ka punuar në fund të viteve ’90 si zëdhënse për Europën e Jugut e Përfaqësuesit të Lartë të OKB për refugjatët.

Kryetari i Bashkisë do t’i dorëzojë titullin “Qytetare Nderi e Kukësit”, në shenjë ndermi për aktivitetin e kryer gjatë kohës së krizës humanitare që përfshiu mijëra persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat