Meta: Plagët me Greqinë duhen shëruar, jo të hapen të reja

Shqipëria

Meta: Plagët me Greqinë duhen shëruar, jo të hapen të reja

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:18
Ilir Meta

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u përgjigj për qëndrimin e tij për çështjen çame në vizitën e fundit në Greqi.

Nga foltorja e Parlamentit, Meta sqaroi se ministrit të Jashtëm grek, i kishte deklaruar se dy vendet kishin qëndrime të ndryshme për çështjen çame, dhe se kjo ishte e vërteta e deklaratës.

Meta tha gjithashtu se kishte dëgjuar zëra se ai kishte qëndrim të ndryshëm nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati për këtë çështje, duke theksuar se kjo ishte spekulim.  Meta theksoi se në marrëdhëniet fqinjësore me Greqinë ka disa plagë, por shtoi se ato duhen shëruar në mënyrë konstruktive dhe jo të hapen plagë të reja.

Meta: Duke dëgjuar dhe doktorin pak më parë që udhëtoi një histori dhe të gjithë debatet të sotme dhe të djeshme, një pjesë të nxitura nga keqinformimet, dezinformimet, dhe mashtrimet lidhur me vizitën e një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë në Greqi të kryesuar nga unë, duke marrë shkasë nga fjala e zonjës Boldrini, të flasë për këtë çështje sot.

Zonja Boldrimi thoshte: Evropa ka nevojë për Shqipërinë si një partnere e rëndësishme për stabilizimin e një rajoni që përshkruhet nga tensione të rrezikshme dhe pështjellime nacionaliste.

Për shkak të përvojës time, më duhet të them që gjëja kryesore për të cilat Evropa, Amerikan, NATO, bota, vendet demokratike, ka nevojë për Shqipërinë, në radhë të parë, shpresoj të mos jetë e vetmja; aftësia e saj për të qenë faktor stabiliteti në këtë  rajon të trazuar historikisht.

Unë e mbështes politikën e zero problemeve me fqinjët si një tentim, sepse më duket e pamundur që të mos kemi asnjë problem me fqinjët, sepse nuk pres të kemi probleme me Zelandën e Re, sepse nuk na lidh puna. Natyrisht probleme kemi fqinjët, sepse kemi edhe me Kosovën, për tregtinë, çështje të ndryshme, ku hyjnë interesa nga më të ndryshmet dhe që gjithnjë priremi t’i zgjidhim ato.

Unë jam një politikan që ka vetëm tre tabu: stabilitetin e Shqipërisë, integrimin evropian të Shqipërisë dhe Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon.

Të treja këto janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën.

E prita me kënaqësi këtë vizitë në Greqi, pavarësisht se nuk e kisha kërkuar pasi Greqia ka qenë në një situatë të paqëndrueshme ekonomike dhe politike, duke qenë të bindur se një vizitë zyrtare do të bëhej në kohën kur mikpritësit tanë të ishin në dispozicion për të diskutuar për të gjitha çështjet me interes të gjithanshëm.

Jam shumë i kënaqur për këtë vizitë, e cila ka ndodhur në një moment jo shumë pozitiv në kuptimin e atmosferët të deklaratave dhe kundërdeklaratave të faktorëve të ndryshëm politik. Besoj se ky delegacion dhe unë si kryetar i këtij delegacioni kemi bërë më së miri detyrën ndaj atyre qëllimeve që ka politika e jashtme e Shqipërisë. Kam dëgjuar këtu se nuk është ngritur çështja çame.

Këtu kam dëgjuar se kryeparlamentari ka qasje të ndryshme me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, me zt.Bushati, që ka qenë një spekulim. E vërteta ka qenë se deklarata ime në përgjigje të pyetjes së gazetares greke pas përfundimit të takimit me ministrin e jashtëm grek, ka qenë shumë e qartë për çështjen çame. Kemi qasje të ndryshme, sepse ishin të kundërta.

Po kështu dua të shpreh keqardhjen time se theksohet këtu se unë jam shprehur se çështja çame është një çështje që i takon të shkuarës. Unë jam shprehur shumë qartë se në historinë e bashkëjetesës midis dy popujve ka edhe disa plagë të cila të thembin kur i përkëdhel jo më kur i shpon. E kam thënë në mënyrë të qartë që këto plagë duhet t’i kurojmë me kujdes, me qetësi, në mënyrë konstruktive, në mënyrë që këto plagë të mos krijojnë plagë të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat