Një avion sportiv fluturon mbi Gjirin e Lalëzit

Shqipëria

Një avion sportiv fluturon mbi Gjirin e Lalëzit

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 23:10
(Foto ilustrim)

Një avion i vogël sportiv është konstatuar duke fluturuar rreth orës 17:00 të ditës së sotme në zonën e Gjirit të Lalzit.

Pas fluturimit, Policia e Durrësit thotë se avioni është rikthyer në Rinas. Deklarata sqaron se avioni ka pasur leje fluturimi në këtë hapësirë nga ana e Aviacionit Civil. 

Sqarimi i policisë:

Më datë 13.10.216, rreth orës 16:00-17:00, shërbimet e Rendit, në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë konstatuar duke fluturuar një avion të vogël, tip sportiv. Drejtuesi i avionit ka bërë një fluturim në këtë zonë dhe më pas është kthyer në drejtim të Rinasit.

Pas verifikimeve të kryera është konkluduar se avioni i përkiste një shoqërie ajrore private dhe ka pasur leje fluturimi në këtë hapësirë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Rinas.

Sqarojmë opinionin dhe disa media online qe kane hedhur dyshime mbi itinerarin e mjetit fluturues se avioni nuk është ulur për asnjë moment në hapësirën tokësore dhe destiancioni i fluturimit ka qenë Rinas-Gjiri i Lalëzit- Rinas, duke respektuar lejen përkatëse të fluturimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat