Pronat, formular i ri për vendimet e viteve ‘93-’94

Shqipëria

Pronat, formular i ri për vendimet e viteve ‘93-’94

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 10:25
Ilustrim

Janë rreth 4 mijë pronarë që kanë një vendim përfundimtar vlerësimi që duhet të paraqitet në Agjencinë e Trajtimit të Pronave të plotësojnë formularin TIP dhe të dorëzojnë tetë dokumente për të marrë kompensimin.

DOKUMENTET

Pronarët që kanë një vlerësim përfundimtar të vendimeve për kompensim dhe që kanë aplikuar ose do të aplikojnë në vijim pranë ATP-së, për t’u trajtuar nga fondi financiar ose fizik, bëjmë me dije se me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.685, datë 28.09.2016 janë miratuar disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Këshillit të Ministrave nr.223, të datës 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”. Në vijim të gjithë subjektet që kanë aplikuar, duhet të depozitojnë dokumentet pranë ATP-së.  

Pronarët duhet të dorëzojnë një deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar ose përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të depozisubjektit të shpronësuar (të cilët përfaqësojnë vullnetin e të gjithë trashëgimtarëve), përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit ose vlerësimi i tij është ankimuar, ose jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë ose jo të paditur, ose persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit, për të cilin ata aplikojnë. 

Gjithashtu, duhet të dorëzohet në ATP një deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar (të cilët përfaqësojnë vullnetin e të gjithë trashëgimtarëve), përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë, nëse kanë përfituar ose jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore, si dhe nga kompensimi fizik për vendimin me anë të të cilit aplikojnë. “Aplikuesit duhet të sjellin të saktë konfirmimin për gjendjen juridike të lëshuar nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, i cili duhet të përmbajë informacion të plotë për të gjithë numrat e pasurive që përfshihen brenda pronës së njohur për kompensim”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, shkruajnë mediat shqiptare.

KOMPENSIMI FINANCIAR DHE FIZIK

Sipas formularëve TIP mësohet se kërkuesi, duket të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar. Për plotësimin e dosjes duhet të paraqitet: Kërkesa për kompensim financiar/fizik, konfirmim nga ZVRPP-ja për gjendjen juridike të pronës, vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimtar i vlerësimit të tij është ankimuar ose jo në rrugë gjyqësore, dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve, prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët, vërtetim numër llogarie, vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore, dokument identifikimi dhe mandat pagese. Të njëjtat dokumente duhet të paraqiten edhe në rastin kur pronari kërkon kompensim fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat