Tumoret në gji, në Shqipëri 500-550 raste të reja në vit

Shqipëria

Tumoret në gji, në Shqipëri 500-550 raste të reja në vit

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 13:43
Ilustrim

Në Shqipëri numri i të prekurave me tumore malinjë është i lartë. Në qëndrën spitalore universitare, mjekët onkolog kirugë përballen cdo vit me 500-550 raste të reja. Por duket se si sfida për trajtimin e tumoreve të tilla nuk është vetëm e vedit tonë, edhe në Itali të paktën 500 mijë gra preken në një vit nga kanceri në gji. Në kongresin ndërkombëatre që po ogranizohet për herë të parë në Shqipëri, mjekët onkolog-kirug nga e gjithë botë diskutojnë mbi teknikat të ndërhyrjeve kirugjikale.

Mjëkët onkolog dhe atë kirugë në Shqipëri përballen me 500-550 raste të reja në vit paciente të prekura me kancerin e gjirit. Mjeku kirug Elidon Nina thotë se numri është edhe më i lartë, por një pjesë e grave operohen jashtë vendit.

Elidon Nina, mjek kirug:  Rastet aktualisht jaën shtuar 500-550 raste të reja në vit, por ka edhe shumë raste që operohen jashtë vendit. Gratë duhet të bëjnë minimalisht ekzaminimin e gjirit dhe vizita tek mjekët. Është i rëndësishëm vizita tek mjeku specialist sepse aty jepet i gjithë informacioni i duhur, kur fillohet me ekon, moamografinë dhe për vecoritë që ka secila grua.

Muaji tetor është muaji ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit. Sëmundjet tumorale, dhe ndërhryjet kirurgjikale nuk janë një sfidë vetëm për vendin tonë. Mjeku kirurg onkolog në një nga spitalet e Romës në Itali Dimitrios Varvaras thotë se në vit 500.000 gra preken nga kanceri i gjirit.

Dimitrios Varvaras: Në Itali për fat të keq 500 mijë gra preken nga kanceri i gjirit, kryesisht ato malinj. Këto janë raste të reja. Aktualisht në botë po ndërhyhet me teknika të reja që na lejon ne mjekëve kirurgë që të heqim tumore, por që të ruajmë gjinjtë. Kështu ne kryejmë ndërhyrje kirurgjikale, heqim tujmore malinj dhe ruajmë gjinjtë. Në këtë mënyrë shërojmë sëmundje dhe shpirtin e grave.

Në vendin tonë, për herë të parë ogranizohet kongresi ndërkombëtarë mbi  teknikat e reja të ndërhyrjes në gji. Ky kongres mbledh mjekët dhe organizata nga e gjithë bota nën kujdësin e kryeminstri Rama dhe ish kryeministri Italian Massimo D-alema.

Gussepe Petrela: Ky kongres është i rëndësishëm për faktin se bëhet në Shqipëri dhe në Tiranë pasi lidh bashkëpunimin mes mjekëve nga e gjithë bota. Kongresi i tretë ndërkombëtar zhvillon punimet në kujdesin e kryeministrit Rama, ministrit të Shëndetësisë dhe ish-kryeministrit Massimo D-alema.

Mjekët diskutojnë mbi ndërhyrjet e reja kirurgjikale onkologjike për heqjen e masës tumorale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat