Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 08:15
Ilustrim

I gjithë territori i Shqipërisë nesër do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese. Më të theksuara në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të shfaqen edhe vranësira të shpeshta.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit të vendit, përjashtuar zonat malore, të cilat do të kenë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët në ekstremin verior. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të jenë të pranishme në të gjithë vendin.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të rriten sërish me 3 gradë në vlerat minimale, po ashtu maksimalet do të pësojnë rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat