Holanda nis fushatën: Shqiptarë mos kërkoni azil!

Shqipëria

Holanda nis fushatën: Shqiptarë mos kërkoni azil!

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 09:29
Ilustrim

Autoritetet holandeze janë në “hall” nga azilkërkuesit shqiptarë, të cilët pas Gjermanisë duket se i mësynë më shumë këtij shtetit.

Gazeta “Telegraaf” njofton se autoritetet kanë nisur në Shqipëri një fushatë për të ndaluar azilkërkuesit e pashpresë.

Holanda dëshiron që t’ju tregojë shqiptarëve, sipas gazetës që të ndërtojnë një të ardhme në vendin e tyre.

Shqiptarët vitin u nisën në masë drejt Holandës për të kërkuar azil. Megjithatë, shumë pak prej tyre morrin azil, të tjerët u kthyen.

Ndërkohë qeveria holandeze ka vendosur të heqë asistencën për azilkërkuesit shqiptarë. Çdo shqiptar që largohej nga Holanda për t’u riatdhetësuar në Shqipëri përfitonte një fond prej 200 eurosh, ndërsa fëmijët një fond prej 40 eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat