Gjykata lë në burg "ushtarët" e Shullazit

Shqipëria

Gjykata lë në burg "ushtarët" e Shullazit

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 10:51
Bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Endrit Qyqen dhe Endrit Zelën të arrestuar pak ditë më parë si bashkëpunëtorë të Emiljano Shullazit.

Dy të ndaluarit akuzohen për shtrëngim të dhënies së pasurisë dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me Emiliano Shullazin kanë kërcënuar dhe i kanë marrë ish-hotel Vollgën dhe plot 1 milionë euro biznesmenit Ylvi Beqja, i cili së fundmi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar se si është kërcënuar dhe grabitur prej Emiliano Shullazit dhe bandës së tij.

Zela, i cili mësohet se është nipi i Emiljano Shullazit u prangos ne ambientet e dhomës së takimeve në burgun 313 teksa priste te takonte Shullazin, ndërsa shoku i tij Endrit Qyqja u arrestua brenda një lokali pranë burgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat