Një në 68 fëmijë lind me Autizëm

Shqipëria

Një në 68 fëmijë lind me Autizëm

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 15:37
Ilustrim

Një në 68 fëmijë lind me çrregullim të spektrit autik. Autizimi është një çrregullim neurobiologjik që manifestohet me vështirësi në komunikim, mungesë përqëndrim, dhe shpesh sjellje të pakontrolluara.

Shkaqet e këtij çrregullimi janë ende të paqarta, po autoritet shëndetësore në të gjithë botën kanë evidentuar rritje të numrit të rasteve pas viteve 2000.

Nënat duhet të kuptojnë sjelljet e fëmijëve përpara moshës 3 vjec, dhe shenjat e para lidhen me vështirësinë në të folur, po ashtu mungesa e vëmendjes.

Autizimi mund të shfaqet në të gjithë shkallët e zhvillimit mendor- madje në shumë raste, këta persona kanë një shkallë inteligjence mbi mesatare.

Ekspertët, sugjerojnë prindërit që në rast se fëmija diagnostikohet me këtë crregullim, duhet të ndiqet trajtimi i tij në rrugë profesionale, pra duke punuar me seance të nevojshme psiko-terapeutike.

Pavarësisht përparimit që është bërë në shkencën e mjekësisë, ende autizimi nuk mund të diagnostifikohet në moshë më të hershme se 18 muaj.

Studimet dhe kërkimet epidemiologjike të zhvilluar në vende të ndryshe të botës po bëjnë përpjekje për të përcaktuar shkaqet e këtij çrregullimi.

Një studim i fundit, vlerësohet nga ekspertët se mund të ketë zbuluar rrënjët e autizimit, çka mund të adresojë mjekët drej trajtimit e tij.

Hulumtuesit në kolegjinë mjekësor të Balyorit kanë arritur në përfundimin se mungesa e një bakteri të zorrëve mund të nxisë në një fenomen të ngjashëm. Bakteriet ndikojnë në sistemin e trupit, në tretje, në sistemin nervor, në imunitet dhe në metabolizëm.

Nga ana klinike është kryer eksperiment tek minjtë; ku një grupim minjsh barsë u hidhej shumë ushqim dhe në grupim tjetër në mënyrë të limituar.

Ekspertët kanë evidentuar se te minjtë që ishin ushqyer me sasi të mëdha ushqimi, të vegjëlit kanë patur sjelle të ndryshme, duke e atribuuar si një ndër shkaqet e atuzimit mbipeshën e nënës gjatë shtatzënisë.

Megjithëse pranohet botërisht se ka ndryshime të mëdha të qënies njerëzore dhe minjëve, hulumtuesit pretendojnë se një terapi probiotike mund të trajtojë çrregullimet e zhvillimit të neuroneve, që mund të sjellë prodhimin e medikamenteve që mund të trajtojë autizimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat