Gjuetarët kundër moratoriumit: Të lejohet, por me ligje të forta

Shqipëria

Gjuetarët kundër moratoriumit: Të lejohet, por me ligje të forta

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 16:24
Ilustrim

Gjuetarë nga i gjithë vendi janë mbledhur këtë të shtunë në qytetin e Elbasanit për të diskutuar për moratoriumin e dytë të gjuetisë. Edhe pse moratoriumi është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, nga ku pritet vendimi për ligjshmërinë e tij, sërish  gjuetarët nuk reshtin së kërkuari bashkëpunim me strukturat shtetërore.

Ata kërkojnë lejimin  e gjuetisë, por me rregulla më të forta.

“Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës, në asnjë vend të botës që të mbyllet totalisht gjuetia. Mund të ketë mbyllje të pjessshme për specie të veçanta që janë në rrezik zhdukje. Duhet të bëhet urgjentisht kualifikimi i gjuetarëve për njohjen e kafshëve dhe shpendëve të egra, për njohjen e armëve të gjahut. Duhet të kufizohen shumë ditët e gjuetisë, mund të jetë vetëm ditën e dielë, apo të shtunë të dielë. Mund të ngrihen tarifat në përqasje me vendet e rajonit, pra të ketë rregulla shumë të forta”, u shpreh Presidenti i Shoqatës së Gjuetarëve, Themi Perri.
 
Gjuetarët thonë se moratoriumi  i ka penalizuar vetëm ata, ndërkohë që gjuetia e paligjshme, e cila  nuk respekton asnjë kriter vazhdon pa u kontrolluar.

“Aktualisht ka gjuetarë të paligjshëm që gjuajnë me drita natën dhe gjuajnë lepurin e egër dhe ç’është më kryesorja është që gjuetarët shqiptarë profesionistë, të ndershëm janë viktimizuar dhe gjuetarët e paligjshëm vazhdojnë të qëllojnë”, shton Perri.
 
Moratoriumi i gjuetisë u vendos për herë të parë në 2014-ën me afat 2-vjeçar, për t’u zgjatur më pas me 5 vite të tjera. Gjuetia pa kriter dhe shfarosja e shumë specieve bëri që Qeveria të ndalë përkohësisht gjuetinë, por një vendim i tillë vazhdon të kundërshtohet nga shoqatat e gjuetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat