Zbulohet shuma marramendëse që 36-vjeçari i dërgoi të dashurës në Shqipëri, ajo s'është e panjohur

Shqipëria

Zbulohet shuma marramendëse që 36-vjeçari i dërgoi të dashurës në Shqipëri, ajo s'është e panjohur

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 18:07
Dashnor Deliallisi

Dashnor Deliallisi, 36-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik dy ditë më parë në afërsi të Sukthit, në autostradën Tiranë-Durrës, nuk ishte një njeri i thjeshtë. Ai dyshohej për trafik droge dhe prostitucioni në shtetin belg, ndërsa ka qenë i dënuar në vitin 2011 për tentativë vrasje.

Madje, dy vite më parë, shkruan Panorama, të dashurës së tij, Rovena Kalemit dhe një miku tjetër të saj, rezulton t’u kenë ardhur nga Belgjika një shumë prej mbi 1 milion eurosh, nga të cilat Prokuroria e Durrësit sekuestroi një vit më parë 850 mijë euro. Kjo shumë e madhe parash dhe fakti që e dashura e tij ishte e papunë, bëri që Prokuroria të dyshonte dhe vitin e kaluar i bllokoi 850 mijë Euro të kësaj shume. Nga hetimet që zhvilloi organi i akuzës, Deliallisi dhe e dashura e tij nuk ishin vetëm bashkëjetues, por edhe bashkëpunëtor në aktivitetet kriminale në Belgjikë, pasi të dy ishin pjesë e një organizate kriminale.

 E dashura e Deliallisti kishte 1 milion euro në bankë që dyshoheshin se vinin nga paratë e pista të Belgjikës. 36 vjeçari njihej për makinat e shtrenjta e jetën luksoze.

Ja çfarë është shkruajtur për këtë vajzë në muajin prill:

Prokuroria për Krime të Rënda konfiskon llogarinë bankare 850 mijë euro të shtetases Rovena Kalemi dhe i kalon në favor të shtetit. Prokuroria për Krime të Rënda thotë se arriti të bindë Gjykatën për Krime të Rënda të vendosë konfiskimin n e parave të gjendura në llogarinë e Rovena Kalemit, të cilat kanë prejardhjen nga sektori i paligjshëm i prostitucionit në Belgjikë.

Sipas prokurorisë Rovena Kalemi, nuk ka arritur të justifikojë burimin e ligjshëm të parave. Gjatë hetimit të kësaj çështje, u ndërthurën elementë të mashtrimit, lëvizje të shpeshta të shumave të konsiderueshme ndërmjet transaksioneve bankare në Zvicër, Luksemburg, Gjermani e Shqipëri.

Fillimisht, hetimi për këtë rast është zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, në bazë të informacionit të institucioneve ligjzbatuese. Tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë të papunë dhe një shtetas belg, me profesion infermier, kanë qarkulluar në verën e vitit 2014 rreth 2 milionë euro në llogaritë e tyre.

Sipas pretendimeve të tyre, shtetasja përfituese Rovena Kalemi kishte marrë prej mikut të saj nga Brukseli, Eric Nyssen shuma të konsiderueshme parash, me qëllim blerjen e një apartamenti të përbashkët dhe hapjen e një biznesi privat. Kalemi dhe Nyssen ishin njohur në Belgjikë dhe kishin të vendosur të bashkëjetonin në Shqipëri. Gjithnjë sipas pretendimeve, duke qenë se fillimisht, Rovena Kalemi nuk kishte llogari bankare, ajo i ka kërkuar mikut të saj belg të dërgonte një pjesë të parave në emër të të njohurit të saj. Këto para, shtetasi belg I justifikonte me trashëgimi nga prindërit dhe aktivitete tregtare në Belgjikë, ndërkohë që punësimi i tij zyrtar ishte infermier në një spital publik në Bruksel. Lëvizjet e dyshimta financiare ndërmjet dy shtetasve shqiptarë dhe shtetasit belg detyruan Prokurorinë e Durrësit që të vendosë sekuestro preventive, mbi llogarinë e shtetases Kalemi, e cila ishte e vetmja që në Shtator 2014 kishte para në bankë, në shumën rreth 850 mijë euro, pasi pjesën tjetër e kishin tërhequr për shpenzime personale.

Në bazë të hetimeve të zhvilluara në Prokuroria për Krime të Rënda, rezultuan të dhëna interesante që krijuan bindjen se ndërmjet tre personave po kryhej veprimtaria e paligjshme e pastrimit të parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat