Rama tregon momentet e vështira kur mësoi sëmundjen e të birit

Shqipëria

Rama tregon momentet e vështira kur mësoi sëmundjen e të birit

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 19:58
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të pranishmit në Kongresin Ndërkombëtar të Onkologjisë, përvojën e vështirë të të birit në përballje me sëmundjen e rëndë të kancerit.

“Unë kam pasur një përvojë personale me kancerin dhe saktësisht, 11 vite më parë, më duhej të luftoja me një realitet tej mase të keq që u krijua për mua dhe familjen time, pasi mu desh të dija që djali im ishte i sëmurë me kancer. Dhe, mësimet që nxora nga kjo përvojë transformuese ishte e madhe në shumë aspekte. Por, një nga gjërat që mu desh të provoja në lëkurën time kishte një ndryshim të madh që vetëdija bën kur kemi të bëjmë me kancerin, një dallim që shtrihet nëpër të gjitha vendet, kur kemi të bëjmë për vendet dhe vendet nuk dallojnë duke u bazuar në atë që kanë, por më shumë në atë që dinë dhe sa më shumë të dinë aq më të mirë janë”, u shpreh kryeministri Rama.

Në fjalimin e tij kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e check up-it falas si mënyrë e mirë për të parandaluar sëmundjet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat