Postimi i Ramës për spitalet rebelon qytetarët

Shqipëria

Postimi i Ramës për spitalet rebelon qytetarët

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 08:36
Edi Rama dhe Gregori

(E plotësuar) - Një mesazh i shkruar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook, i postuar me një video, ku tregohet dëshmia e një pacienti të diagnostikuar me Hepatit C, të shëruar plotësisht, pas kurimit ka shkaktuar rebelim të qytetarëve, të cilët i ankohen për kushtet dhe mitmarrjen në spitale. Por, përtej kësaj deklarate, me qindra mesazhe kanë mbërritur nga qytetarët shqiptarë, të cilët kanë hedhur një lumë kritikash për shërbimin në spitalet shqiptare. Përpos sharjeve, nuk kanë munguar as komentet pozitive, nga ata që kanë marrë drejtpërdrejt shërbimin, ndërkohë që vetë Rama është treguar i gatshëm  për të kthyer me dhjetëra përgjigje për qytetarët.

Debatet me Ramën

Edjona Hodaj: Ky është ndër të vetmit sektorë, ku ju si kryeministër nuk duhet dhe nuk mund të jeni krenarë dhe të pretendoni se keni bërë diçka. Ilaçet nëpër pavijone mungojnë (aty edhe betadina dhe pambuku mungojnë),vetëm shërbim nuk mund të marrësh. Gjithçka do e paguash, duke filluar që nga polici te dera edhe deri te mjeku. Përveçse të duhet të blesh ilaçe ka dhe shume analiza që duhet t’i bësh te privati se shteti nuk i bën (si për shembull, dedimeri që kushton 3800 lekë). Vetëm ai qe e ka provuar të ketë një familjar në spital e di shumë mirë se në çfarë derexheje është shëndetësia në këtë vend.

Edi Rama: Në fakt Edjona, as nuk bën vaki të paguash ndonjë polic në derën e QSUT-së dhe as nuk ndodh që të mos marrësh në QSUT, një shërbim dinjitoz brenda mundësive që natyrisht janë ende të kufizuara! Nuk e di ku i keni parë ju policët që marrin para për të lejuar të sëmurët të hyjnë në spital apo spitalet që nuk kanë pambuk; mbase në të shkuarën.

Erind Hoxha: Nisesh për në spital nga halli, jo për xhiro. Fillon nga 100-lekëshi bileta e parkingut që duhet ta paguash edhe nese je duke dërguar një të sëmurë me urgjencë, pastaj del roja që bën të fortin, por që zbutet me 200 ose 500-lekëshin sipas gjendjes momentale të portofolit. Duke u afruar dhe duke u rritur pagesa.

Edi Rama: Edjona, lejomëni të mos i besoj ato që thoni ju, deri në momentin që ju jeni e gatshme t'i ballafaqoni këto që i keni shkruar këtu, në drejtorinë e QSUT-së! Neëe e pranoni një ballafaqim të tille, unë jam i gatshëm të jem i pranishëm dhe pastaj le të shohim se si qëndron e vërteta e padyshim, t'i shkojmë deri ne fund së bashku nxjerrjes së çdo përgjegjësie, nëse ka vërtet të tilla!

Edjona Hodaj: Kam shkuar në drejtorinë e QSUT dhe jam ankuar, sepse nuk mundesha dot më, sa për ballafaqim mjafton të pyesni në drejtori, e bëjnë apo jo analizën e dedimerit? E nëse të thonë se e bëjnë, ateherë në atë drejtori ka njerëz qe ju dizinformojnë Z. Kryeministnë.

Luljeta Shehu: Vazhdon njësoj deri kur shërbimi mjekësor të të trajtojë si njeri dhe jo si portofol, deri kur klinika të jetë në kushte normale, deri kur ti shkon të kërkosh ndihmë, mos të mendosh në duart e kujt kam rënë do gjej derman apo jo…

Eri Qose: Me ato lekët e check-up-it do kishe ndërtuar 3 super spitale në 3 qytete të Shqipërisë.

Edi Rama: Ah vërtet?! Po nga kush e ke nxjerrë këtë konkluzion apo ja kështu, - lexo e shkruaj nëpër rrjete ku çdo gjë që lundron hahet.

Enea Zharri: Sot në periudhën e “Rilindjes”, shëndetësia është pjesa ku çalon më shumë sistemi i qeverisjes. Është fusha ku njerëzit kanë humbur besimin dhe shpresën.

Tonio Toni: As armikut më të madh në botë nuk ia uroj të shkojë në Spitalet Shtetërore në Shqipëri. Ke frikë të shkosh në urgjencë se të thonë shko ble serumin, ilaçet, gjilpërat se farmacia përballë se ne s’kemi. Dhe ne na gënjeu mendja se do e bësh shëndetësinë falas. Turp.

Artur Xhumari: Si mjek i QSUT-së, di të them se pavarësisht nga opinionet e ndryshme, sot në QSUT ofrohet shërbim mjekësor sipas protokolleve europiane. Nëse thoni që shëndetësia ka probleme, sigurisht që ka si në çdo vend të botës, ku mbetet ende sfide. Si mjek i QSUT-së po iu them mjaft me të shara! Me kritika, po.
 

Rrëfimi tronditës i Ramës: Kur im bir u prek nga kanceri 11 vjet më parë

Për herë të parë në jetën e tij, kryeministri Rama ka rrëfyer një moment delikat që ka përfshirë atë dhe familjen e tij. Në Kongresin e Onkologjisë që po zhvillohet në Tiranë, ai ndau me mjekët, një moment të vështirë që kaloi 11 vjet më parë Gregori, djali i tij i madh, kur ishte i sëmurë me kancer.

“11 vjet më parë m’u desh të luftoja një realitet shumë të keq për mua dhe familjen time, pasi mora vesh se djali im ishte i sëmurë me kancer. Mësimet që nxorra nga kjo përvojë transformuese ishte e madhe, por një nga gjërat që m’u desh të provoja në lëkurën time ishte dallimi që bën dija kur kemi të bëjmë me kancerin. Një dallim që ndryshon në vende të ndryshme. Shqipëria është i mbushur me burime natyrore ose me ato çfarë na dha Zoti (për ata që besojnë në Zot). Në krahasim me vendet më të zhvilluara, sigurisht që jemi më të pasur. Por çfarë i bën ato më të pasur, është dija e tyre. Kjo lloj mbledhjeje është thelbësore për këtë aspekt, se sjell më shumë dije dhe njohuri”, – u shpreh kryeministri.

Gregor Rama, djali i madh i kryeministrit aktal shqiptar, arriti ta kalojë sëmundjen e tij dhe aktualisht gëzon shëndet të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat