Reshjet e shiut, OSHEE: Probleme në zonat rurale, sidomos ato malore

Shqipëria

Reshjet e shiut, OSHEE: Probleme në zonat rurale, sidomos ato malore

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 09:41
Ilustrim

OSHEE po ndjek perparesi regjimin e furnizimit me energji elektrike, në kushtet e nje moti të keq, me reshje te dendura shiu, ere, etj.

Janë vendosur në gatishmëri 1200 punonjës në të gjithe vendin. 

Nga monitorimi i situatës së deritanishme, probleme me dritat evidentohen ne zonat rurale, sidomos ato malore.

Te gjitha spitalet dhe institucionet e rendësisë së veçante furnizohen me energji, sikurse të gjitha nënstacionet dhe linjat e tensionit të lartë janë në funksion të plotë. 

Aktualisht rajonet më të prekura nga difektet eshte rajoni i Tiranës (fshatrat perreth), ashtu si Shkodra dhe Burreli.

Difektet kanë ardhur për shkak të motit të keq që ka perfshirë vendin gjatë natës së mbrëmshme e në vazhdim. Fiderat e stakuar në avari janë kryesisht fidera që furnizojnë zona rurale, kjo paraqet veshtirësi në riparimin në nje kohe sa më të shpejte të difekteve.

Gjithashtu grupet e terrenit të OSHEE-se ne të gjitha rajonet janë në terren për eleminimin e avarive të mbetura dhe për kthimin e situatës në normalitet të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat