Këshillat e një Nobelisti për Shqipërinë

Shqipëria

Këshillat e një Nobelisti për Shqipërinë

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 12:15
Dan Shechtman

Profesori Dan Shechtman, lektor pranë Institutit Teknologjik të Izraelit dhe fitues i çmimit Nobel në Kimi në 2011 jep dy këshilla se mund të ndryshojë Shqipëria.

Ai thotë se kriteri i parë është lufta kundër korrupsionit, ndërsa objektivi i dytë është një sistem i mirë arsimor i përqendruar tek inovacioni dhe teknologjia. Duke sjellë si shembull vendin e vet, Izraelin, nobelisti thotë se Shqipëria ka më shumë mundësi dhe kushte natyrore për zhvillimin. Ai ka vizituar dje (15 tetor) qytetin e Beratit i shoqëruar nga Prof. Veljko Milutinoviç i Universitet të Beogradit dhe Prof. Petraq Papajorgji i Universitetit të New York-ut në Tiranë.

Profesorët e njohur në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit u pritën në një takim në zyrën e kreut të bashkisë, Petrit Sinaj. 

Prof. Shechtman: Ka dy mënyra; objektiva afatshkurtër dhe objektiva afatgjatë. Puna numër 1 që duhet të bëjë Shqipëria është të pastrojë korrupsionin në mënyrë të vendosur.

Kjo do të rrisë besimin që kanë të huaj ndaj Shqipërisë dhe për pasojë do të rriten investimet e huaja, çka do të thotë rritje të punësimit. Potenciali i Shqipërisë është fantastik. Ju keni një vend fantastik. Ky është objektivi afatshkurtër.

Objektivi afatgjatë, vendi duhet të përpiqet të sigurojë një nivel edukimi të mirë dhe për të gjithë. Jo vetëm në qytete por edhe nëpër fshatra. Kryesisht duhet patur kujdes në arsimin e lartë për të krijuar specialistë të mirë dhe kryesisht specialistë të inxhinierisë dhe inxhinierisë së kompjuterëve meqenëse keni edhe miq mund t’ju ndihmojnë edhe në këtë drejtim. Mbi të gjitha, të mësoni brezin e ri që të krijojnë kompani Start-Up-e. Kjo është një gjë që bëhet. Unë kam filluar prej 30 vitesh të japë mësim në Institutin Izraelit të Teknologjisë në Haifa.

Gjatë periudhës që kam dhënë mësim për inovacionet dhe start-up-et kam pasur rreth 10 mijë inxhinierë që kanë ndjekur kurset e mia. Inovacioni në Izrael është bërë një veti karakteristike, aq sa e quajnë edhe jashtë shteti i Start-up-ve, të cilat kanë qenë një nga format kryesore që kanë siguruar zhvillimin e inovacionit dhe të shkencës në Izrael. Në mënyrë absolute ju keni një vend mjaft të pasur me burime natyrore. Jeni keni relativisht shtete fqinj të mirë, që ne nuk i kemi. Në qoftë se ju fokusoheni në këto dy drejtime, se pari të luftoni korrupsioni dhe së dyti të keni një nivel të mirë arsimimi për të gjithë, ju do të keni një të ardhme të shkëlqyer. Është e mundur! Mos hiqni dorë nga këto dy qëllime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat