Pensionet e ish-ushtarakëve, ISSH: Kthimi i detyrimeve nis në nëntor

Shqipëria

Pensionet e ish-ushtarakëve, ISSH: Kthimi i detyrimeve nis në nëntor

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:32
Ali Emini

Kthimi i detyrimeve për ish-ushtarakët që kanë marrë një pension më të vogël si pasojë e ndryshmit të ligjit do të nisë në 1 nëntor. Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini, bën me dije se janë rreth 6400 ish-ushtarakë që përfitojnë nga rillogaritja e pensioneve. Ndërsa kostoja financiare për buxhetin e shtetit llogaritet në 369 mln lekë të reja.

Emini: Falen detyrimet për mbi 6400 ish-ushtarakë në pension pleqërie, ose pension të parakohshëm. Janë falur ato detyrime që vijnë për shkak të rillogaritjes së penesionit. Pra që kanë krijuar diferencë mes zbatimit të aktit normative dhe një ligji të më parshëm që ishte miratuar në parlament.

Por si do të kthehen këto detyrime? Numri dy i Institutit të Sigurimeve Shoqërore shpjegon se këstet do të kthehen brenda periudhës nëntor-maj dhe pagesa do të jetë bashkë me pensionun mujor.

Emini: Asnjë ushtarak nuk duhet të shkojë në derë të sigurimeve shoqërore, asnjë ushtarak nuk duhet të shkojë dhe të kërkojë, jopo mi jep të gjitha mos mi jept të gjitha etj. Borxhi do të kthehet me këste, duke filluar nga muaji nëntor deri në muajin maj. Kjo është më e mirë sepse nuk krijojmë as problematikë për suhtarakët as shqetësim tek ata.

Brenda muajit tetor 2016 Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të dërgojë pranë strukturave përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme listat emërore të përditësuara të personave të cilët duhet ti plotësohet dokumentacioni si dhe në bashkëpunim me postën shqiptare do të bëhen njoftimet individuale tek përfituesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat