Zbuloni qytetin shembull në Shqipëri, kryetari është i PD-së dhe nënkryetari i PS-së

Shqipëria

Zbuloni qytetin shembull në Shqipëri, kryetari është i PD-së dhe nënkryetari i PS-së

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:40
Bashkia e Përmetit

Bashkia e Përmetit është e vetmja bashki në vend që bashkëqeverisë me të dyja forcat politike PD-në dhe PS-në në drejtimin e saj.

Kryetar është juristi Niko Shupuli anëtar dhe përfaqësues i PD-së dhe nënkryetare e bashkisë, ekonomistja Etleva Meshahu anëtare dhe përfaqësuese e PS-së. Gazetari Bledi Mane publikon emrat e këtij institucioni ku të djathë e të majtë funksionojnë sëbashku pavarësisht partisë që përfaqësojnë.

“Ju prezantoj krybashkiakun më të mirë të vendit! 

Me gjeni nje institucion te pushtetit lokal ne Shqiperi ku titullari eshte i djathte dhe zevendesi i majte? Me gjeni nje bashki ne vend ku nuk eshte bere masaker me burimet njerzore? Me gjeni nje zone elektorale ekstremisht te majte ku elektorati voton nje individ me virtyte pavaresisht partise se tij te djathte qe perfaqeson?

Bashkia e re e madhe e Permetit mbetet bashkia me korrekte e me simpatike.

Kryetari i saj juristi Niko Shupuli anetar dhe perfaqesues i PD-se.

Nenkryetare e bashkise, ekonomistja Etleva Meshahu anetare dhe perfaqesuese e PS-se.

Kryetare e Keshillit Bashkiak, arsimtarja Ermira Fezga anetare dhe perfaqesuese e PS-se.

Nenkryetar Keshilli, arsimtari Gole Thanasi perfaqesues dhe anetar i PDIU-se.

Sekretar keshilli arsimtari Veli Mehmeti anetar dhe perfaqesues i LSI-se.

Drejtoreshe e financave te bashkise, financierja Etleva Meta kryetare e Forumit te Gruas Socialiste.

Drejtor kulture gjuhetari Ledjan Komino perfaqesues dhe anetar i PD-se.

Drejtoreshe e çeshtjeve sociale juristja Arjana Theodhori, anetare dhe perfaqesuese e PS-se.

Pyeteni kryeministrin Edi Rama sa pune kolosale ka bere dhe sa projekte paraqet bashkia e Permetit ne qeveri? Pyeteni Lul Bashen pse Permeti i majte votoi vjet dhe e respekton pa mase perfaqesuesin e tij? Pyetini donatoret si FSHZH, PNUD, BB,KE, BE sa aktive eshte bashkia e Permetit? Pyetini permetaret nese ne institucionin e tyre te pushtetit lokal te paragjykon me njeri nese je qytetar apo fshatar, ortodoks apo bektashi, i majte apo i djathte?

Ndaj une ndjehem krenar kur vjet shkova ne qytetin tim dhe pa frike e plot optimizem bera fushate dhe dhashe voten per perfaqesuesin e PD-se Niko Shupuli.

Kjo eshte bashkia qe duam, ky eshte Permeti qe duam!

Perveç detit, kemi gjithçka tjeter!” shkruan Mane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat