Zgjerohet objekti i ligjit të dekriminalizmit, përfshihen edhe mësuesit, edukatorët, psikologët

Shqipëria

Zgjerohet objekti i ligjit të dekriminalizmit, përfshihen edhe mësuesit, edukatorët, psikologët

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 19:09
Kuvendi i Shqipërisë

Mësuesit, edukatorët, psikologët e punonjësit social pritet të bëhen pjesë e ligjit të dekriminalizimit.

Tre deputete, Bregu, Vokshi dhe Doda i kanë sygjeruar Kuvendit zgjerim të objektit të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen osë ushtrojnë funksione publike. 

Dekriminalizimit nuk do ti nënshtrohen vetëm funksionarët e lartë shtetërorë, kryebashkiakët e keshilltarët vendorë, por edhe mësuesit, edukatotët, psikologët e punonjësit social, në institucionet arsimore apo të kujdesit shoqëror. 

Tre deputete, demokratet Majlinda Bregu e Albana Vokshi dhe ajo e PDIU-së Mesila Doda i kanë propozuar Kuvendit të zgjerojë objektin e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

“Afro 1 në 2 fëmijë dhunohet fizikisht apo psikologjikisht në Shqipëri. Mjafton ky fakt për të zgjuar reagimin e kujtdo që mendon se duhet të veprojë.” Thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit ku deputetet shprehën se pavarësisht të gjitha ndryshimeve ligjore realiteti përseri kërkon nisma të reja. 

Personat që kanë konsumuar një vepër penale parashikuar në ligjin e dekriminalizimit nuk mund të jenë më mësues dhe as profesionistë që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuar, për viktimat e dhunës dhe trafikimit apo për moshën e tretë, në sistemin publik ose jopublik. 

Periudha e ndalimit të ushtrimit të profesionit varet nga vepra penale e konsumuar nga subjekti dhe masa e dënimit. Ajo parashikohet në nenin 4 të ligjit të dekriminalizimit.

Brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji ky grup personash duhet të kryejë vetëdeklarimin dhe t’a depozitojë formularin pranë Departamentit të Administratës Publike.

Tejkalimi i afatit bën që subjekti të humbasë automatikisht vendin e punës dhe të konsiderohet sikur plotëson një nga kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, parashikuar në ligj.

Veç kësaj deputetet kanë propozuar edhe zgjerimin e veprave penale  me "Pornografinë", "Keqtrajtimin e të miturit", "Shtytja e të miturve në krim" e "Dhuna në familje".

Në Kodin Penal kanë sygjeruar përjashtimin nga shërbimi i provës personat që kanë kryer veprat penale në fjalë ndërsa në ligjin për arsimin parauniversitar, të parashikohet që mësuesit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm i nënshtrohen testit psiko-emocional. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat