Autopsia: Ardit Gjoklaj u shtyp nga ekskavatori, celulari i ishte ngjeshur në kraharor

Shqipëria

Autopsia: Ardit Gjoklaj u shtyp nga ekskavatori, celulari i ishte ngjeshur në kraharor

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 08:48
Ardit Gjoklaj

Instituti i Mjekësisë Ligjore dorëzon në Prokurori autopsinë përfundimtare në lidhje me vdekjen e 17-­vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Ekspertiza mjekoligjore, e administruar tashmë si provë në dosje, konfirmon vrasjen e të riut me fadromën, e cila ka qenë duke punuar me pirgun e mbeturinave, më 7 gusht 2016, kur ndodhi ngjarja. 

Sipas burimeve nga hetimi, në raportin e Mjekësisë Ligjore thuhet se vdekja e Ardit Gjoklajt ka ardhur si pasojë e shtypjes së trupit në sipërfaqe të gjerë, përfshi gjoksin, gjymtyrët e sipërme dhe kokën. Një tjetër interesant nga akti i ekspertimit, sipas hetuesve, është se mjekët ligjorë e kanë gjetur celularin e Ardit Gjoklajt “të ngulur” në trupin e të riut. I riu që punonte në mënyrë sezonale dhe pa siguracion në landfillin e Sharrës mësohet se e ka pasur në xhepin e rrobave në krahun e majtë të gjoksit aparatin celular, që është gjetur i shtypur dhe i ngjeshur në kraharorin e viktimës. Raporti i autopsisë nga Mjekësia Ligjore është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës pak ditë më parë, pasi ka vonuar thuajse dy muaj. Ai është bazuar në këqyrjen e trupit të të riut më 7 gusht 2016 dhe më pas në interpretimet e specialistëve dhe në analizat biologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat