Iku me barrelë, biznesmeni amerikano-libanez kthehet për një arsye të trishtë në Tiranë

Shqipëria

Iku me barrelë, biznesmeni amerikano-libanez kthehet për një arsye të trishtë në Tiranë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:42
Faad Mitri

Biznesmeni amerikano-libanez, Faad Mitri, i cili u detyrua të largohej me barrelë nga Shqipëria pasi u dhunua barbarisht nga 3 persona, do të rikthehet nesër në Tiranë.

Burime shumë të afërta pranë tij konfirmojnë se arsyeja që e ka detyruar Mitrin të rikthehet në Shqipëri është humbja e nënës së tij e cila jetonte në Tiranë.

Të njëjtat burime bëjnë gjithashtu të ditur se biznesmeni amerikano-libanez do të marrë pjesë nesër në ceremoninë kishtare që zhvillohet në ora 11:00 në Kishën Orthodhokse në Tiranë, e mandej në ceremoninë mortore të nënës së tij që do zhvillohet tek varrezat e Tufinës. Nuk është e qartë nëse pas dhënies së lamtumirës së fundit për nënën e tij, Faad Mitri do vazhdojë të qëndrojë në Tiranë apo do të largohet menjëherë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat