Komisioni Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, miratohen dy projektligje të MBZHRAU

Shqipëria

Komisioni Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, miratohen dy projektligje të MBZHRAU

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 15:07
Komisioni

Komisioni Parlamentar,”Për Veprimtarite Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi dy projektligje të dërguara nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi dhe drejtorët e drejtorive respektive u paraqitën në komisionin parlamentar me relacionet përkatëse për Projektligjin “Për Mbrojtjen e Bimëve”, si dhe për atë “Për prodhimin biologjik”. Qëllimi i projektligjit “Për Mbrojtjen e Bimëve”, i cili ditën e enjte do të diskutohet dhe votohet në seancën plenare, ka për qëllim të përcaktojë rregullat për mbrojten e bimëve dhe produktet bimore nga parazitët, si dhe të parandalojë hyrjen e përmbajtjen e parazitëve karantinor në Republikën e Shqipërisë.

Po ashtu, ky projektligj, ka si synim edhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve si dhe mjedisin nga përdorimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Ndërsa Projektligji “Për Prodhimin Biologjik”, që në Komisioni Parlamentar Për Veprimtatitë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisi që kaloi në parim, ka për qëllim të sigurojë bazën për zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit biologjik, funksionimin efikas të tregut të brendshëm dhe garantimin e konkurencës së drejtë, si dhe besimin e mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat