Nishani dekreton ligjin për SPAK nuk shprehet për tre ligjet e tjera

Shqipëria

Nishani dekreton ligjin për SPAK nuk shprehet për tre ligjet e tjera

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 15:37
Bujar Nishani

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). 

Kuvendi votoi ligjin me konsensus mazhorancë-opozitë, me 122 vota, seancën  e 6 tetorit. Edhe pse ky ligj kaloi me votë unanime, e njëjta gjë nuk ndodhi për tre ligjet e tjera.

Ndaj, Presidenti Nishani ka parë të udhës të dekretojë vetëm ligjin konsensual, atë të SPAK, ndërsa nuk është shprehur ende për tre ligjet e tjera. Megjithatë, Presidenti mund t'i kalojë edhe në heshtje ligjet, si ai për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor si dhe ligjin për Funksionimin dhe Organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat