Borchardt: Duhet intensifikuar ndjekja penale e trafikantëve

Shqipëria

Borchardt: Duhet intensifikuar ndjekja penale e trafikantëve

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 18:58
Bernd Borchardt

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt tha se duhen intensifikuar më shumë ndjekjet penale për trafikantët e qenieve njerëzore. Në konferencën kombëtare kundër trafikimit të personave, kreu i prezencës së OSBE tha se , lufta kundër trafikimit do të thotë parandalim, mbrojtje dhe ndjekje penale

Bernd BorchardtTrafikimi i qenieve njerëzore përbën shqetësim për të gjitha Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, qoftë si kërcënim i sigurisë, qoftë edhe si problem i të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst, Prezenca e OSBE-së, për një kohë shumë të gjatë, është angazhuar në mbështetje të Qeverisë shqiptare në luftën kundër trafikimit. Për ne, lufta kundër trafikimit do të thotë parandalim, mbrojtje dhe ndjekje penale. Kemi parë rezultate inkurajuese, sidomos në aspektin e parandalimit dhe mbrojtjes, ndërkohë që duhet intensifikuar ndjekja penale e trafikantëve.

Ambasadori u ndal edhe te migrimi, si një element që ndikon dhe shton kërcënimin për trafikim.

Bernd Borchardt: Nisur nga migrimi masiv kohët e fundit, sidomos nga zonat në konflikt, trafikimi pritet të bëhet sërish jo vetëm sfidë edhe më e vështirë, por kërcënim edhe më i madh. Pothuajse të gjitha vendet e rajonit janë vende origjine, transiti apo destinacioni, ose kombinim i të triave. Përpjekjet e Shqipërisë kundër trafikimit janë një shembull inkurajues i adresimit në mënyrë tërësore të trafikimit të personave. Por, ky fenomen kërkon përafrim të vazhdueshëm të legjislacionit, politikave dhe masave me angazhimet dhe sfidat ndërkombëtare, ndërkohë që mbetet për t’u trajtuar identifikimi i viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat