Sa i kushton Shqipërisë ringritja e rrjetit të hekurudhave?!

Shqipëria

Sa i kushton Shqipërisë ringritja e rrjetit të hekurudhave?!

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:53
Ilustrim

Ringritja e sistemit ekzistues hekurudhor ne Shqipëri kushton pak a shumë sa ndërtimi i autostradës Tiranë –Elbasan.

Ministria e Transportit ka gati një projekt teknik mbi të cilin përllogaritet kostot për të rivënë në punë sistemin hekurudhor shqiptar.Sipas projektit rehabilitimi dhe vënia në funksion e linjës hekurudhore Elbasan-Pogradec kushton se paku 82 milionë euro.

Linja e transportit me tren Shkodër -Hani i Hotit  kushton 33.2 milionë euro, ajo Rrogozhinë –Vlorë 83.2 milionë euro, Fier-Ballsh 24.7 milionë euro, Budull -Fushë –Krujë 8 mln euro,  Vorë –Shkodër 80 milionë euro, Durrës –Tiranë 40 milionë euro, Durrës –Rrogozhinë 34 milionë euro dhe Rrogozhinë –Elbasan 39 milionë euro. Rehabilitimi i çdo seksioni të hekurudhës është vlerësuar në mënyre të veçantë, duke marre parasysh kontributin e secilit segment në përmirësimin e të gjithë rrjetit hekurudhor të vendit.Studimi tregon se nga pikëpamja financiare, asnjë nga skenarët e paraqitur nuk janë të përshtatshëm për të tërhequr kapitale private, përderisa SHKF (Shkalla e Kthimit Financiar) është shumë e ulët.

Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mije tonë mallra në vit.

Nuk ka një të dhëne zyrtare që të tregoje nëse ky numër është më i vogël krahasuar me disa vite më parë, por duke ju referuar deklarimeve të fatorinove, ka një rënie drastike të tyre. Për çdo vit buxheti i shtetit, në forme subvencionesh, akordon rreth 4 milionë USD për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë USD për investime kapitale. Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë USD.Hekurudhat e para në Shqipëri janë ndërtuar midis viteve 1917 dhe 1918 si linja të ngushta 760 mm për transportin e mineraleve dhe pajisjeve ushtarake. 

Ky sistem u mbyll në vitin 1930 dhe një pjesë e madhe e trasesë u ripërdor me vone.Sistemi standard hekurudhor që ekziston sot në Shqipëri është ndërtim i kohëve të fundit, i cili ka filluar në vitin 1947 dhe është ndërtuar me faza, ka përfunduar ne vitin 1986 me hapjen e linjës nga Shkodra deri ne Hani-i-Hotit në kufirin Shqipëri/Mali i Zi. Kjo aktualisht është e vetmja linjë mallrash që lidh Shqipërinë dhe pjesën tjetër te rrjetit evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat