Ekonomi në Bukuresht: Shqipëria ofron klimë të favorshme për nxitjen e investimeve të huaja

Shqipëria

Ekonomi në Bukuresht: Shqipëria ofron klimë të favorshme për nxitjen e investimeve të huaja

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 13:54
Milva Ekonomi

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi po zhvillon një vizitë në Bukuresht, Rumani, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Confindustria Balcani.

Ministrja Ekonomi vlerësoi këtë iniciativë, si mundësi për ndërkombëtarizimin e industrive prodhuese italiane drejt tregjeve ballkanike. Ballkani, vijoi ajo, ofron më shumë projekte rajonale për investime, në sektorët strategjik dhe shërbimet.

Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi vlerësoi se “Confindustria është një partner i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”.

“Shqipëria po stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike. Ne jemi një vend me klimë te favorshme për nxitjen e investimeve të huaja. Shqipëria ofron kosto konkurruese të punës, falë popullsisë së re dhe të arsimuar, incentiva konkurruese, stabilitet makroekonomik dhe zona të lira ekonomike”, tha Ekonomi në fjalën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat