Noka: Rama se shpëtoi dot drogën e Bushit

Shqipëria

Noka: Rama se shpëtoi dot drogën e Bushit

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 14:04
Flamur Noka

Pas operacionit të policisë ku u sekuestruan 1.3 tonë kanabis në fshatin Derven të Krujës, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në dalje për mediat, deputeti Flamur Noka hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë dhe deklaroi se droga e sekuestruar nga polica ishte e kryebashkiakut Artur Bushi.

Nga selia blu, Noka theksoi se Rama nuk kishte dijeni për aksionin ndaj edhe droga nuk ka shpëtuar.

“Ndërkohë që fut në kazanin e tij mediat më të rëndësishme të botës që flasin për këtë çështje, prokuroria dhe shërbimi inteligjent, për të kapur drogën në Krujë, ashtu si edhe 23 tonët në Vlorë, duhet patjetër të shmangin Edi Ramën. Nëse Edi Rama ka dijeni për aksionin, droga shpëton, trafikantët shpëtojnë”, tha Noka.

Sipas demokratëve, vetëm dy vetë në Shqipëri dhe në mbarë globin e mohojnë drogën. Këta janë Edi Rama dhe Saimir Tahiri.  “Askush nuk pret që këta të dy të pranojnë drogën, sepse ata e drejtojnë, e menaxhojnë, këtë biznes kriminal, që po sjell vrasje, shkatërrim të rinisë, helmim të shkollave e fëmijëve tanë, që po sjell destabilizim të shoqërisë”, tha në deklaratën e tij deputeti demokrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat