Familja nga Miloti kërcënon me vetëflijim: Do plasim dy bombolat e gazit

Shqipëria

Familja nga Miloti kërcënon me vetëflijim: Do plasim dy bombolat e gazit

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 15:14
Ilustrim

Një familje në Milot kërcënon se do të hedhin veten në erë me bombola gazi.

Familja Lleshi, e përmbytur, ka dalë në rrugë dhe me dy bombola gazi dhe me shkrepëse në dorë bën apel për ndihmë nga shteti, në të kundërt thonë se do vetëflijohen. 

Familja ankohet se kanë mbetur në mes të rrugës, në qiell të hapur. “Mbrëmë fjetëm në rrugë, kurse më parë tek të afërm e fqinj”- thonë familjarët. Ata thonë se u është përmbytur banesa dhe askush nuk u ka shkuar për ndihmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat