Nishani kthen për rishqyrtim ligjin e dytë brenda pak ditësh

Shqipëria

Nishani kthen për rishqyrtim ligjin e dytë brenda pak ditësh

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 15:36
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për Dhomat e Tregtisë.

Ky ëshë ligji i dytë që Nishani kthen në Kuvend pas kthimit të ligjit të mbetjeve më 14 Tetor.

Ndryshimet e ligjit parashikojnë që anëtarësimi i biznesit në Dhomën e Tregtisë të jetë i detyrueshëm kundrejt tarifës vjetore që varion nga 1 mijë deri në 100 mijë lekë. Por kjo është kundërshtuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Dhoma Britanike, sipas të cilave, ndryshimet e ligjit rrisin barrën e taksave ndaj biznesit. Dhoma Amerikane e Tregtisë ngriti shqetësimin se anëtarësimi i detyrueshëm rrit barrën fiskale ndaj biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat