Bushati: Reforma në drejtësi, impakt në ekonominë e vendit

Shqipëria

Bushati: Reforma në drejtësi, impakt në ekonominë e vendit

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:07
Ditmir Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Forumin e Parë Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua në Akademinë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Mynih.

Në fjalën e tij, ministri Bushati u ndal në përmirësimin e kuadrit ligjor, reformat që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare në funksion të një zhvillimi të qendrueshëm ekonomik, si dhe rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi si një reformë me impakt të gjerë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Forumi hodhi bazat për bashkëpunim ekonomik dhe projekte të përbashkëta në interes të palëve pjesëmarrëse, duke evidentuar rritjen e vëmendjes dhe interesit të sipërmarrësve gjermanë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor si vende me potenciale për investime të huaja.

Në aktivitet morën pjesë Ministrja Bavareze për Çështjet Evropiane znj. Beate Merk, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, znj. Vera Joli?i?-Kuliš, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat