Prokuroria kërkon ndihmën e ushtrisë për të transportuar avionin italian në Ishëm

Shqipëria

Prokuroria kërkon ndihmën e ushtrisë për të transportuar avionin italian në Ishëm

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:25
Ilustrim

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon ndihmë nga Forcat e Armatosura për të lëvizur avionin e pilotit Italian Guido Guidi, i rrëzuar në Ishëm të Durrësit një muaj më parë.

Kjo kërkesë vjen pasi ka përfunduar kqyrja e vendit të ngjarjes, marrja e provave dhe përfundimi i ekspertizave të ndryshme të avionit. Prokuroria ka kërkuar që avioni të çmontohet dhe të transportohet më pas nga xhenieret e forcave ajrore.

Avioni, sipas akuzës, është i sekuestruar dhe duhet të ruhet nga ushtria në një repart ushtarak si provë materiale, pranë avionit tjetër të Giorgo Riformatos. 

Piloti italian Guido Guidi u ul në Ishëm mëngjesin e datës 15 shtator dhe nuk ka arritur të ngrihet, për shkak të dëmtimit të rrotës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat