“Jam në proces dezinfektimi nga rilindja”, Ben Blushi thumbon Ramën

Shqipëria

“Jam në proces dezinfektimi nga rilindja”, Ben Blushi thumbon Ramën

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 18:42
Ben Blushi

Në vijim të takimeve të tij deputeti i sapo larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi u ndal në qytetin e Fierit.

 “Ka ardhur koha të bisedojmë me qytetarët për projektin politik. Jam në proces dezinfektimi nga Rilindja”, ka deklaruar Blushi përpara mbështetësve të tij në këtë qytet.

Më tej Blushi ka sulmuar edhe partitë e vjetra, duke thënë se ato janë të gjitha njësoj.

“Partitë e vjetra kanë mbështetur të pasurit e Shqipërisë, ne do jemi ndryshe”, është shprehur Blushi.

Deputeti tha se “do të grumbullohemi jo rreth një njeriu, por rreth një ideje.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat