Operacion ndërkombëtar antikrim, pjesë edhe policia shqiptare

Shqipëria

Operacion ndërkombëtar antikrim, pjesë edhe policia shqiptare

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 21:20
Ilustrim

Një operacion ndërkombëtar kundër trafiqeve është kryer së fundmi në mbarë Europën, ku pjesëmarrëse ka qenë edhe policia shqiptare.

Operacioni i koduar “Ciconia Alba” është organizuar nga Europol dhe fokusi kryesor ka qenë në Gjermani, ku agjentë shqiptarë janë dërguar në terren përkrah kolegëve gjermanë. 

Në një njoftim për shtyp thuhet se, në këtë aksion, që ka zgjatur një javë, kanë marrë pjesë 52 shtete dhe 5 agjenci ndërkombëtare kundër krimit të organizuar. 

Në përfundim të tij janë sekuestruar 2.3 tonë kokainë, 181 mijë e 550 euro, ndërsa janë shpëtuar nga rrjetet e trafikut 529 persona. Numri i të arrestuarve ndërkohë është 314. 

Operacioni komandohej nga një qendër koordinuese operacionale me bazë në selinë e Europolit, në Hagë. Nga ana e saj, Policia e Shtetit, përveç se me agjentë në terren, ka kontribuar edhe duke shkëmbyer informacione me policitë partnere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat