“Luftë me kanabisin” - Plan masash për goditjen e trafikut të drogës, FNSH patrullim detar

Shqipëria

“Luftë me kanabisin” - Plan masash për goditjen e trafikut të drogës, FNSH patrullim detar

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 23:53
FNSH

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan të veçantë masash për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se FNSH, DELTA dhe policia kufitare kryejnë patrullime në vijën bregdetare prej disa ditësh.

“Rreth 272 forca policore patrullojnë non stop 24 orë në vijën bregdetare dhe kufirin jeshil.FNSH është e paisur me dylbi nate, kamera teknike” informon policia e shtetit.

Në planin e masave mësohet se janë të përfshira edhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, të cilat janë të fokusuara në identifikimin dhe goditjen e vendeve të magazinimit të lëndëve narkotike.

Po kështu, Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe janë të orientuara në hetimin për të goditur çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale.

“Kjo strategji ndodh për herë të parë në Policinë e Shtetit e cila përfshin FNSH në patrullim në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.Sikundër për herë të parë po ndodh që Policia e Shtetit po identifikon dhe  godet  magazinat e grumbullimit dhe të përpunimit  të lëndëve narkotike” deklaron policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat