Edhe sot mot me vranësira dhe reshje shiu

Shqipëria

Edhe sot mot me vranësira dhe reshje shiu

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 07:26
ilustrim

Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezent në zonatmalore duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese ndërsa me kthjellime dhevranësira të herë pas-hershme do të paraqitet moti për bregdetin dhe zonat e ulta.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore. Shirat do të jenë të përkohshëm. Parashikohet që situata e motit të përkeqësohet gjatë orëve të vona të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3- 4 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat