BSH: Kredia për konsum u rrit me 9%

Shqipëria

BSH: Kredia për konsum u rrit me 9%

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:16
Ilustrim

Banka e Shqipërisë bën të ditur se kredia konsumatore është rritur me rreth 9% duke shkuar në 36% nga 27% që ka qenë në tremujorin e dytë 2016.

Sipas ekspertëve kjo tendencë ka ardhur si pasojë e lehtësimit të standarteve për kreditë konsumatore.

Ndërkohë që nuk është e njëjta tendencë për marrjen e një kredie për banesa, pasi  huaja u ul në 2% nga 11 % që ishte në tremujorin e dytë.

Sipas ekspertëve të bankave standardet e kredisë së akorduar individëve do të lehtësohen  më tej në tremujorin e katërt të vitit 2016, si për kreditë për blerje banese ashtu edhe për financim konsumi. Rritja e kërkesës së individëve për kredi në tremujorin e tretë të vitit 2016 është nxitur nga disa faktorë, si përmirësimi i kushteve të kreditimit, rritja e nevojës për financimin e konsumit si dhe për financimin e blerjes së banesës.

Bankat raportojnë se edhe mungesa e burimeve alternative për të gjetur burime financimi dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë kanë pasur rol pozitiv në ecurinë e kërkesës për kredi nga individët. Banka e Shqipërisë konstaton se  standardet e kredisë dhënë bizneseve janë shtrënguar në tremujorin e tretë. Ky faktor është vënë re kryesisht në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha, ndërsa kanë mbetur të pandryshuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat