Rama: Thoni universitet privat siç thoshte dikur Saliu “kulak”

Shqipëria

Rama: Thoni universitet privat siç thoshte dikur Saliu “kulak”

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:07
Edi Rama

Ditën e sotëm nisi viti i ri akademik.

Ndër të parët që bëri një koment, ishte kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Nuk ka pasur ne keto 26 vite nisje me te trishte te universitetit se sa sot. I lane bosh gjysmen e auditoreve, per shkak te politikes armiqesore me maturantet. Gjysma e ketyre 18 vjecareve enderrimtare e idealiste, jane rrugeve, ende pa pergjigje, ne pritje te tepricave qe do lere reforma e Edi Rames. Po para kesaj, ata e te gjithe maturantet e vendit kaluan 2 muaj ferri, sepse nuk ishin ne doren e merites e aftesive, mundit e djerses, por nen masen arbitrare, skandaloze te Edi Rames, i cili ndryshoi papritur rregullat e lojes. Dekani i Ekonomikut ne UT, thote se maturantet me te mire kane bere zgjedhje nen presion, ose tek privati, ose ne dege jo me emer, nga deshperimi per te mos humbur krejtesisht 3 vitet e matures. Drame e madhe. S’ka si quhet ndryshe kjo e Edi Rames qe vazhdon ta pompoje si sukses,” shkroi Basha në FB.

Por kryeministri Edi Rama tha se kjo është një alibi e opozitës.

“Do bjerë alibia e opozitës që sistemi u ndërtua për të favorizuar privatin”, tha Rama në Kuvend, duke shtuar se deri më 27 tetor do të mbyllen regjistrimet.

“Kuotat e vëna në dispozicion nga universitetet publike do të jenë deri në fund në dispozicion dhe do të plotësohen, me përjashtim të atyre rasteve kur vetë maturantët do të refuzojnë. Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh është pikërisht kjo, me një ndryshim shumë të madh. Vetëm pas pak ditësh do të shikoni çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur, dhe çfarë cilësie është garantuar në gjithë këtë proces pikërisht për shkak të raundeve dhe të filtrit që bëhet automatikisht nga sistemi duke bërë të mundur diçka që deri dje ishte utopi që të gjithë ata të cilët reshtohen në çdo listë për të filluar jetën universitare rreshtohen sipas meritës së tyre”, tha Rama.

“Ka një shtyrje disaditore për një arsye shumë të thjeshtë objektive, që vitin e ardhshëm do të adresohet duke e kondesuar procesin dhe duke lënë më pak kohë për ankimimet”, tha ai.

Në përgjigje të komenteve të deputetes demokrate, Jozefina Topalli, e cila tha se Rama përdor një gjuhë vulgare, Rama tha se “Vajza për të cilën ti u ankove, fitoi universitetin”.

Topalli tha se universiteti ka nisur me vonesë, ndryshe nga sa ndodh në qytetet europiane.

“Kur fillonte universiteti në Tiranën dhe Shkodrën ‘tande’ kur ishit ju në pushtet”, pyeti Rama.

“Fillonte ekzaktësisht në të njëjtën kohë. Ndryshimi është se historia e regjistrimeve nuk vazhdon deri në janar, në kohën ‘tande’, regjistrimi vazhdonte deri në fund të janarit”.

Topalli e mori fjalën më pas.

“Ti do vazhdosh të flasësh me fjalorin tënd vulgar, por vetëm humb konsensusin. Unë po them se sot një vit nuk do jesh më këtu”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur akuzave që bëhen për universitetet private, Rama tha: “E thoni privat siç thoshte dikur Saliu “kulak”.”

“Për ne, në daç në program, në daç në reformë nuk ka asnjë dallim”.

“Ka një ndryshim të madh sot sistemi i universiteteve private, sepse kur ne themi se nuk mund të bësh shkollë pa mesatare, kjo vlen edhe për privatin”.

“Është habi për mua se si i thoni vetes parti e djathtë. Si mund të ketë prindër që shkollojnë fëmijët në universitete private dhe ju votojnë ju”, tha Rama.

Sipas tij, në fund të regjistrimeve, do jenë universitetet private që do kenë vende bosh.

“Si mund të pranoheshin universitete private si ato që latë ju pas, që përvëluan mijëra e mijëra njerëz dhe shkatërruan ëndrrat e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat