Sistemi modern elektronik, kompania monitoron me kamera dhe asiston në çdo hap të trajtimit të klientëve

Shqipëria

Sistemi modern elektronik, kompania monitoron me kamera dhe asiston në çdo hap të trajtimit të klientëve

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:44
Bashkëbisedimi

Mbi 20 mijë biznese kanë lidhur aktmarrëveshje me OSHEE për t’i paguar detyrimet me këste lehtësuese, nga e cila rreth 25% prej tyre e kanë paguar menjëherë borxhin ndaj kompanisë, duke përfituar reduktim të kamatës me 50%.

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela zgjodhi qytetin e Elbasanit për të zhvilluar një bashkëbisedim në formë pyetje-përgjigje me abonentët jo familjarë, pra me biznesin.

“Janë ndërtuar gjithsej 14 qendra të reja moderne në të gjitha rajonet kryesore të vendit, dhe po punohet për futjen e sistemit të ri menaxhues edhe në 20 qendra të tjera. OSHEE i ka kushtuar dhe vijon ta ketë në fokus përmirësimin e shërbimit ndaj abonentit”, deklaroi në takim kreu i OSHEE-së.

Me anë të këtij sistemi modern elektronik, kompania monitoron me kamera dhe asiston në çdo hap/procedure trajtimin e klienteve, që nga momenti i paraqitjes në sportel, deri në mbyllje të ciklit. Në momentin që paraqitet ne KNK, klienti pajiset me një numër nga kioska e informacionit, me ndihmën e specialistit për përdorimin e pajisjes.

Kioska elektronike ka dy opsione zgjedhjeje për të shtypur butonin e marrjes se shërbimit. Numri që klienti zgjedh përkon me numrin e tavolinës/sportelit ku do të shërbehet. Përmes këtij sistemi bëhet e mundur menaxhimi i radhës së klientëve, shkurtohet koha e pritjes së tyre pasi krijohet një standard kohor për çdo kërkesë/ankesë.

Duke u ndalur te skemat aktuale, Administratori tha se, aktmarrëveshjet e reja, miratuar në maj për bizneset, kanë trefishuar afatet e shlyerjes se kësteve, dhe kjo ka ndikuar në reduktimin e shumës së këstit.

Mbi 20 mijë kontrata të privatit kanë AKM me OSHEE, deri në gusht 2016, rreth 25% prej tyre e kanë paguar menjëherë detyrimin, duke përfituar 50% reduktim kamate ose 3.2 milionë euro.

Në fund të takimit, administratori tregoi përmes telefonit të tij, shërbimin më të ri të kompanisë ndaj abonentëve: OSHEE Mobile. Ky aplikacion është i disponueshëm për çdo abonent që ka telefon smart. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat