“Kjo është pista ku ngrihen avionët e drogës në Tepelenë”

Shqipëria

“Kjo është pista ku ngrihen avionët e drogës në Tepelenë”

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 17:28
Ilustrim

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar disa foto në “Facebook” që i përkasin “Google Earth “. Sipas tij, fotot janë bërë në rajonin e Tepelenës.

Ai tregon në profilin e tij në “Facebook” se fotot tregojnë një piste të improvizuar, nga ku ngrihen avionët e drogës në Tepelenë.

Fotot i janë dërguar Berishës nga një qytetar. Nuk dihet me saktësi se në cilën zonë është kjo pistë e pretenduar nga ish-Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat