U fotografua duke pirë kafe me Ramën, deputeti i PD-së: Ja pse mu ul Rama në tavolinë

Shqipëria

U fotografua duke pirë kafe me Ramën, deputeti i PD-së: Ja pse mu ul Rama në tavolinë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 23:05
Pamje nga takimi

Ditën e sotme në media u publikua fotoja e deputetëve të PD-së në një tavolinë me Ramën në një nga sallat e Parlamentit.

Pas reagimeve dhe supozimeve të shumta rreth arsyes së vërtetë ,të cilat u krijuan në moment pas kësaj kafeje, deputeti i PD-së ka bërë një sqarim publik, duke thënë se fotoja u përhap shpejt në internet si pasojë e propagandës së qeverisë, por që nuk ka aspak lidhje me realitetin.

Ja reagimi i plotë i Dogjanit:

Po shoh qe organet e propagandes se qeverise kane shperndare ne rrjete nje foto ne barin e Kuvendit, ku Kryeministri I PAFTUAR u ul ne tavolinen ku ndodhesha bashke me 2 kolege te PD.

E shoh te nevojeshme te sqaroj dashamiret dhe dashakeqet se ne vend qe ta perzija, preferova t'i perseris edhe me fort ato qe ia thashe ne salle dmth:

1. I thash qe rasti i nxensve te shkolles ne Paskuqan nuk eshte ashtu sic propogandonte ai. Nxenesit e Paskuqanit kishin qene nene efektin e lendeve narkotike te djegura neper klasa dhe sic e pame te gjithe shume nxenes perfunduan ne spitale dhe sot e kesaj dite jane te demtuara nga ana psikologjike.

2. I kerkova Kryeministrit te hapte Universitetin e Kukesit sepse Kukesianet jane te varfer dhe megjithese femijet e tyre jane shume te mire ne mesime nuk kane mundesi ti dergojne ne Universitet per shkak te varferise.

I thash te mos na diskriminoj, shume mire ke bere qe ke hapur Universitetin e Sarandes por hape dhe Universitetin e Kukesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat