Mega-operacioni i policisë për kanabis, sekuestrohen mbi 1 ton

Shqipëria

Mega-operacioni i policisë për kanabis, sekuestrohen mbi 1 ton

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 13:47
Foto

Policia e Shtetit thotë se ka nisur një operacion masiv anti-kanabis. Sipas njoftimit zyrtar 300 forca policore janë të angazhuara në disa qarqe.

Operacione janë duke u zhvilluar në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër. Efektivët janë dërguar në zonat më problematike në mbjelljen e kanabisit, Zonat e Dukagjinit, Lumit të Vlorës, Kurvelesh e Memaliaj.

-Në Vlorë, gjatë operacionit të koduar “Smile” efektivët kanë ushtruar kontrolle në fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik.

Një 47-vjeçar është arrestuar, pasi në pallatin e tij janë gjetur 41 kg kanabis. Fredinant Mile, 47 vjeç, është kapur në shtëpinë e tij, në lagjen “Ujë i ftohtë” të Vlorëa.

-Në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh, në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë 34-vjeçari, Astrit Selmani.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg kanabis, i përpunuar dhe 180 kg kanabis në proces tharje.

-Gjithashtu nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje. Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg kanabis në proces tharje si dhe bimë të kultivuara. Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies.

– Në fshatin Kameras, të Krujë policia ka gjetur bimë kanabis dhe ambiente që shërbenin për tharjen e tyre. Në brendësi të këtyre ambjeteve u gjetën bimë narkotike të thara, në proçes tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.

Janë arrestuar në flagrancë: Edrin Sulaj, 22 vjeç dhe një 17-vjeçar. Ndërkohë është shpallur në kërkim B.K. Në shtëpinë e këtij të fundit janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike dhe tre ambjente të përshtatura për tharjen e tyre.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 103 pako me mbështjellëse plastike me kanabis të thatë, me peshë rreth 85 kg; 1 100 bimë kanabis në proces tharje; 800 bimë kanabis të mbjella.
-Gjithashtu është ushtruar kontroll edhe në fshatin Kurcaj, po të Krujës, janë konstatuar 4 ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: degëza me boçe të pastruara nga gjethet si dhe 1 100 bimë kanabis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat