Policia “kreh” Shqipërinë, sekuestrohet mbi 1 ton kanabis, armë dhe 8 të arrestuar

Shqipëria

Policia “kreh” Shqipërinë, sekuestrohet mbi 1 ton kanabis, armë dhe 8 të arrestuar

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 20:49
Ilustrim

Policia e Shtetit ka bërë të ditur rreth bilancit e operacionit të zhvilluar në të gjithë vendin për  asgjësimin dhe ndalimin e lëndëve narkotike.

Në njoftimin që policia bën, deklaron se janë ndërmarrë rreth 11 operacioneve në disa qarqe në vend, nga ku deri tani janë sekuestruar 1 ton e 273 kg drogë.

Sipas policisë nga aksioni janë sekuestruar 4 armë zjarri e municione, rreth 8 mijë bimë të asgjësuara si dhe 14 persona të proceduar ndërsa 8 janë arrestuar.

Për këtë operacion antikanabis janë angazhuar rreth 300 forca policore.

Operacionet janë zhvilluar, 2 në Shkodër, 5 në Gjirokastër, 1 në Krujë, 2 në Vlorë, 1 në Mat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat