Reagon kryebashkiaku ndaj Sali Berishës: Jam qytetar i ndershëm, më njeh gjithë Puka

Shqipëria

Reagon kryebashkiaku ndaj Sali Berishës: Jam qytetar i ndershëm, më njeh gjithë Puka

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 21:23
Gjon Gjonaj

Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish kryeministri Sali Berisha për implikime në mbjelljen e lëndëve narkotike.

Ai ka hedhur poshtë akuzat, duke u shprehur se është i përkushtuar vetëm në nxjerrjen nga skamja të popullit që e ka votuar në Pukë. “Digjital rrena vazhdon për të njollos e poshtëroi  punen e kujtdo që bënë përpjekje për zhvillimin e zonës së tij. Pukjanët me njohin mirë mua dhe familjen time.  I them Digjital Rrenes se nuk jam njeriu i barutit, ku qindra familje shqiptare vajtojnë pa ndërprerje, por jam një qytetar i  ndershëm i Pukës që po punoj me përkushtim të madh për të ndryshu  atë skamje e varfëri në të cilin ai e la Pukën.  Berishës  i drejtohem sot  si malësor  që ti lër rehat  malësorët  të jetojnë në hallet e tyre  pa u  hedhur  akuza,për  të  cilat  duhet  të  mbaj  dhe përgjegjësi”, thuhet në reagimin e kreut të bashkisë së Pukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat