Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 07:27
Ilustrim

Orët e para të mëngjesit do të mbeten me vranësira dhe shira në vendin tonë, më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të vendit. Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurtra me kthjellime.

Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në veri dhe qendër duke lënë me vranësira dhe shira të dobët zonat jugore dhe juglindore. Gjatë orëve të vona të natës do të ketë largim të vranësirave dhe shirave nga i gjithë territori i vendit.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat