Përmbytjet në Lezhë, evakuohen disa familje

Shqipëria

Përmbytjet në Lezhë, evakuohen disa familje

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 10:30
Lezhë

Si pasojë e shfaqjeve të burimeve nëntokësore masive, dhjetëra banesa që ndodhen përballë portit në Shëngjin janë përmbytur. Reshjet që kanë përfshirë qytetin e Lezhës prej dy ditësh, kanë bërë që uji të vërshojë brenda brenda shtëpive në Shëngjin, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se qindra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Konkretisht, sipas Ministrisë së Bujqësisë, në zonën e Zadrimës janë rreth 300 ha nën ujë, në Zalldre-Torovicë janë 400 hektarë të përmbytura, në zonën e Bregut të Matit dhe Barbullojë 80 hektarë dhe në zonën e Kurbinit janë përmbytur rreth 60 hektarë tokë.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm reshjet e shiut janë ndalur. Uji ka filluar të tërhiqet. Meteorologët janë shprehur se, “ditët në vazhdim parashikohet të jenë me mot të kthjellët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat