Reshjet intensive të shiut rikthyen përmbytjet në Lezhë

Shqipëria

Reshjet intensive të shiut rikthyen përmbytjet në Lezhë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 12:25
Foto

Gjatë natës së kaluar uji vërshoi në qendër të qytetit, duke mbuluar plotësisht rrugët, ndërsa në Shëngjin depërtoi edhe brenda disa bizneseve dhe banesave.

Niveli i ujit arriti deri në 50 cm kryesisht në lagjen pranë portit.

Shtabi i emergjencave në këtë bashki u vu në lëvizje. Disa familje u evakuuan. Prej disa ditësh Lezha dhe Shëngjini po vuajnë nga përmbytjet për shkak të reshjeve të dendura dhe problemeve me sistemin e kullimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat