Rama: Fermerë të bashkuar, kosto më e ulët dhe fitim të konsiderueshëm

Shqipëria

Rama: Fermerë të bashkuar, kosto më e ulët dhe fitim të konsiderueshëm

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 12:43
Kreu i qeverisë Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shpalosur sot programin për bujqësinë para fermerëve të Këlcyrës. Në këtë takim ai tha se fermerët e bashkuar kanë një kosto më të ulët dhe fitim të konsiderueshëm.

Sipas kryeministrit, bashkitë e reja duhet të shohin suksesin ekonomik pikërisht te fshati. “Fermrët e bashkuar, kosto më të ulët dhe fitimin të konsiderueshëm. Është shumë i rëndësishëm organizimi që bëjnë bashkitë dhe kryetarët e bashkive që në fshatrat duhet të shohin një nga themelet e suksesit ekonomik të bashkive të reja”, shtoi Rama.

“Fshati është mbështetja e çdo bashkie të re, prandaj bashkitë e reja janë të qarta që duhet të punojnë me fshatin dhe të organizojnë prodhimin, dhënien e titujve të pronësisë, pastrimin e kanaleve të ujit dhe kullimit. Këtë vit ka fondin më të madh pikërisht për të pastruar 25 vite llum që bllokuan kanale dhe lanë mijëra hektarë tokë”, tha kreu i qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat