Klosi përuron Qendrën Komunitare në Durrës

Shqipëria

Klosi përuron Qendrën Komunitare në Durrës

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 13:25
Pamje nga takimi

Nga përurimi i Qendrës së Shërbimeve Komunitare në Durrës, ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim nga shoqëria për personat me aftësi të kufizuara.

Ministria e cilësoi si të pafalshme që debati për hapjen e sa më shumë qendrave për aftësinë e kufizuar nuk zë hapësirë në diskutimet publike.

“Ka ardhur koha ta kuptojë gjithsekush se vetëm pagesa për këtë kategori nuk është e mjaftueshme. Shërbimi për rehabilitimin, për riintegrimin e personave me aftësi ndryshe, është një debat që duhej të ishte i tejkaluar”, tha ministri.

Klosi u shpreh se mbajtja në izolim e këtyre personave nuk është zgjidhje dhe se shoqëria duhet të jetë gati t’i pranojë ata. Në lidhje me këtë, Ministria e Mirëqënies Sociale tha se do të ndërmarrë dy nisma mbarëkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat