Batuta e Ramës në Këlcyrë: Ore si jeni me hashashin në fshatin tuaj? Fermeri: Më kape mat

Shqipëria

Batuta e Ramës në Këlcyrë: Ore si jeni me hashashin në fshatin tuaj? Fermeri: Më kape mat

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 13:45
Foto nga vizita

Gjatë takimeve të kryeministrit Rama me fermerë në zona të ndryshme të vendit, nuk mungojnë as batuat.

Ndalesa e radhës ka qenë në Këlcyrë, ku pasi ka folur për reformat e qeverisë në ndihmë të fermerëve, kreu i qeverisë ka nisur bashkëbisedimi.

Në momentin kur një fermer i zonës po trajtonte problemet e tij, Rama, pasi e la të fliste në fund kur do t’i kthente përgjigje i tha: Ore si jeni me hashashin në fshatin tuaj?

Fermeri: Ahh z. Kryeministër, këtu më kape mat me një lëvizje. Unë jam i moshuar, invalid dhe nuk kam mundësi për të bredhur nëpër pyje për të parë hashashin, nuk di. Këtu dorëzohem, i ngre të dyja duart përpjetë. Pyet më mirë të rinjtë, unë vetëm ç’shoh me sy në televizor.

Rama: More në televizor i shoh dhe unë, po ti ke parë gjë?

Fermeri: Unë vetë jo, (i ngre të dyja duart përpjetë). Më zure mat me një lëvizje.

Rama: Jo mo, s’desha unë të të zë mat, thashë si je se mu duke dhe në formë shumë, e thashë mos e ke nga aroma, se kështu thonë, mos të ka ardhur dhe ty aroma.

Në takim, kreu i ekzekutivit ka dëgjuar dhe ka biseduar për problemet e banorëve të zonës, që ishin të lidhura kryesisht me tokën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat