Rama: Opozita e ekzagjeron çështjen e kanabisit

Shqipëria

Rama: Opozita e ekzagjeron çështjen e kanabisit

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 15:05
Edi Rama

Kryeministri Rama pranon që kanabisi është një kulturë që kultivohet në shumë zona të vendit, por jo në përmasat që flasin demokratët që e akuzojnë që në 3 vite kulturat bujqësore i zëvendësojnë me kanabis sativën.

Përgjigjen për opozitën Rama e jep sëbashku me atë për një fermere të zonës së Këlcyrës që kërkon rindërtimin e një ure të amortizuar që rrezikon shkëputjen e fshatit të tij nga pjesa tjetër e qarkut të Përmetit.

Edhe në Këlcyrë kryeminsitri shkoi për të bindur fermerët të përfitojnë nga Fondi Kombëtar i Grancisë në Bujqësi, por ata më së shumti probleme kanë me ujitjen, infrastrukturën rrugore dhe titujt e pronësisë, për mungesën e të cilave Rama fajëson paraardhësit e tij në qeveri.

Fondi Kombëtar i Garancisë për sektorin e bujqësisë që banka për rindërtim dhe zhvillim ka vë në dispozicion të qeverisë shqiptare është 300 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat